Duhet të deklarojnë pasurinë/ Kush janë 4 të dënuarit që OFL u nisi shkresën

Duhet të deklarojnë pasurinë/ Kush janë 4…

Katër të dënuarve u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë nga OFL.

Ata janë:

  • Aldo Gorrenja, banues në Divjakë, Lushnjë, i dënuar në Itali për veprat penale “Vjedhja me armë”
  • dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;
  • Marenglen Halka, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Grup i strukturuar kriminal”;
  • Leonard Hyka, banues në Patos, Fier, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i narkotikëve”;
  • Redon Koni, banues në Patos, Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit