Duhet të ishte në burg për blerje votash/ Memollës nuk i hynë gjemb në këmb, do mandatin e dytë

Duhet të ishte në burg për blerje…

Edison Memolla, kryebashkiaku i Rrogozhinës po këkon një mandatë të dytë, pasi u zgjodh në drejtim të bashkisë në zgjedhjet e 6 marsit 2022. Kryebashkiaku socialist ka kaluar disa episode të dyshimta, që drejtësia duhet të kishte reaguar më shpejt që ai të ishte sot në burg e jo duke kërkuar mandatin e dytë. Një vit më parë, në një audiopërgjim të publikuar, dyshohet se Memolla i kërkonte një elektriçisti të mos i priste dritat një familje të varfër deri sa të kalonin zgjedhjet.

Asokohe kryebashkiaku socialist u zotua para elektriçistit se do t’ja paguante ai nëj muaj drita dhe shtyrja e prerjes së energjisë elektrike të bëhej pas përfundimit të zgjedhjeve. Ndërkohë disa ditë më parë ai u paraqit në SPAK për disa punësime të padrejta që kishte kryer në këtë bashki ku dyshohet se persona që nuk paraqiteshin në punë, pagueshin me rroga.

Edhe pse ka mjaftueshëm prova, fakte dhe pista hetimi për t’i shkuar deri në fund emrit të Edison Memollës, kryebashkiaku i Rrogozhinës vijon i pashqetësuar fushatën. Atij nuk i ka hyrë gjemb në këmbë edhe kur është përpjekur të blejë vota e as sot kur është kapur me punësime të paligjshme në administratë.

Pjesë nga biseda e përgjuar për blerje votash me energjinë elektrike:

Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë…
Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!
Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë… Shif t’i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje…
Elektricisti: E di, e di, po ça të bëjmë ne…
Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka…
Elektricisti: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo…
Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty…

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit