Duhet të kishte përfunduar kohë më parë/ Rama publikon pamjet nga Ekoparku i Durrësit

Duhet të kishte përfunduar kohë më parë/…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e ditës së sotme në rrjetin e tij social ‘Facebook’, pamjet e Ekoparkut të Durrësit që siç e thotë ai vetë është drejt përfundimit.

Në mbishkrimin sipër videos së publikuar, Rama shkruan se zona ku deri pak kohë më parë shërbente për kronikat e zeza të mediave ndërkombëtare tashmë do të kthehej në një vend të gjelbëruar me parqe dhe ambiente argëtimi.

Gjithsesi duhet thënë se kryeministri hapjen e Ekoparkut ka kohë që e nxjerr si fakt të kryer madje punimet duhet të kishin përfunduar kohë më parë, por tërmeti dhe pandemia siç duket ka ndryshuar planet.

Postimi i Plotë i Kryeministrit Edi Rama

MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje të kantierit të Ekoparkut të Madh të Durrësit që po merr formën përfundimtare, si një oaz i ri rekreativ i qytetit aty ku deri dje xhiroheshin kronikat më të zeza të mediave ndërkombëtare për bombën mjedisore, ndërsa së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive, zona pushimi e parkimi, bare dhe restorante për të kaluar ditën bashkë me fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit