Duhet të luftonte bandat/ Ky është shefi i forcave Renea që u kap me 113 mijë euro në makinë

Duhet të luftonte bandat/ Ky është shefi…

Altin Morina është shefi i forcave RENEA, i cili u kap teksa qarkullonte më një shumë të konsiderueshme parash. Zyrtarit të lartë të një nga strukturave më të rendësishme të Policisë, iu gjetën 113 mijë euro, afro 3 milionë lekë të vjetra si dhe 80 paund. Ai u arrestua në zonën e Kodrës së Diellit bashkë me një person të dyshimtë, për të cilin Policia nuk ka dhënë detaje.

Altin Morina duhet të ishte në ndjekje të Ervis Martinajt, atentatorëve të vrasjes së Mimoza Pajës në Don Bosko, Fatjon Muratit që ka thyer arrestin e shtëpisë e që dyshohet se është në luftë me Martinajn apo në gjurmët e kriminelve që po i shkaktojnë shoqërisë në dëm të madh, si në ekonomi por edhe në jetë të pafajshme.

Mirëpo 43-vjeçari duket se nuk ka qenë në krahun e shqiptarve këto kohë, por në anën e kriminelve. Dyshohet se paratë e gjetura në makinën e tij kanë burim të pajustifikuar, dhe mendohet se Morina është shpërblyer për dhënien e ndonjë informacioni të vlefshëm duke dekonspiruar operacionet e orientuara për kapjen e bandave kriminale.

Ndaj tij, rëndojnë momentalisht akuzat për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit