Duhet të vdisnin 3 të rinj/ ARRSH kujtohet për jetën e qytetarve, vendos barriera betoni në rrethrrotullimin e Saukut

Duhet të vdisnin 3 të rinj/ ARRSH…

Rrethrrotullimi i Saukut ka qenë prej kohësh një njollë e zezë aksidentesh. Ngjarja e rëndë ku humbën jetën tre të rinj të moshave 20, 22 dhe 23 vjeç, ishte e paralajmëruar. Në atë aks rrugor kanë ndodhur edhe një mori aksidentesh, edhe me pasoja fatale. Mirëpo për Autoritetin Rrugor Shqiptar duhet të vdisnin tre të rinj që të sigurohej jeta e qytetarve të tjerë, duke marr disa masa.

Barriera betoi janë vendosur nga një anë e rrethrrotullimit, pikërisht nga krahu ku ndodhi aksidenti me drejtim nga rruga e Shkozës. Rrethrrotullimi nuk është plotësuar tërësisht me barriera betoni për të parandaluar aksidentet masive, por duket se është vendosur sa për sy e faqe.

Makina tip “Audi” me drejtues Klevis Ruçajn përfundoi në rrugën e nënkalimit të Saukut. Nga përplasja e mjetit u aksidentua dhe një makinë tjetër, në të cilën udhëtonin tre anëtarë të familjes Kurti. Përveç kujdesit që duhet të tregojnë drejtuesit e mjeteve, paralelisht me këtë kujdes duhet të funksionojnë edhe institucionet shtetërore duke përforcuar sigurinë rrugore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit