“Duka i ka makinat e shtrenjta, po t’i shesë shpëton më shumë se futbolli”: presidenti i FFK sikletos Dukën me batutën

“Duka i ka makinat e shtrenjta, po…

Kur do të fillojë futbolli e nëse do të fillojë është cështja që shqetëson një pjesë të mirë të vendeve europiane e natyrisht edhe Shqipëria nuk bën përjashtim, por në debatin e zhvilluar në Cim Peka Live nuk kanë munguar edhe batutat, një nga të cilat e ka vënë në shumë siklet presidentin e FSHF-së Armand Duka.

Ka qenë pikërisht homologu i tij kosovar Agim Ademi që i ngacmuar për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për të shitur makinat e për të paguar punonjësit, e ka kthyer përgjigjen në një goditje poshtë brezit për Dukën: “A është thënë edhe në Kosovë kështu? Jo, sepse unë nuk i kam makinat e mira, ndërsa Duka po. Nëse i shet makinat e tij shpëton futbollin e ndoshta edhe më shumë se futbolli”, ka shigjetuar Ademi kreun e futbollit shqiptar, që mbeti pa fjalë e dukshëm në vështirësi.

Në lidhje me lojtarët e rëndësishëm që ka Shqipëria e Kosova, më pas, Duka ka ngacmuar drejtuesin e emisionit, që i numëroi akuzat e bëra kundër tij nga zëvendëskryeministri Erion Braçe: “Kemi një nga dy portierët më të mirë në Serie A, që është Strakosha e një ndër më të mirët si Berisha – tha Duka -. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë, po të ka errësuar sytë ai shoku yt. Ai i vogli, që përmende pak më parë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit