Duka jep lajmin e madh: Ja kur do të merret vendimi i rëndësishëm për rifillimin e futbollit

Duka jep lajmin e madh: Ja kur…

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, i cili mban dhe postin e anëtarit të komitetit ekzekutiv të UEFA-s, ka dhënë një prononcim për “Radio Kiss Kiss Napoli”, ku ka folur për situatën aktuale në futbollin Europian dhe atë shqiptar, duke u shprehur:

“FIFA ka propozuar që të shtyhet skadimi i kontratave të futbollistëve për shkak të situatës emergjente. Tani ku vendim duhet të merret parasysh nga federatat e ndryshme të futbollit. Më 17 qershor do të marrim një vendim se si do të përfundojmë garat europiane dhe cila do të jetë dita e fundit kur duhet të përfundojmë kampionatet. Një ide që po vlerësohet është zhvillimi i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve me ndeshje teke, dhe luajtja e gjysmëfinaleve dhe finales në Stamboll. Vendimi do të merret në 17 qershor.

Situata në Shqipëri – Të gjitha skuadrat po stërviten. Presim të fillojë kampionati më 3 qershor. Po presim një përgjigje pozitive nga qeveria shqiptare. Në protokollin tonë, nëse një lojtar preket me COVID-19, karantinohet vetëm lojtari, jo i gjithë ekipi në të cilin ai luan”, u shpreh Duka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit