Duka tregon mesazhin kërcënues: K*rvë, jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë

Duka tregon mesazhin kërcënues: K*rvë, jep dorëheqjen…

Pas shpërthimit me lëndë plasëse në shtëpinë e tij ka reaguar për emisionin “Opinion”, kreu i FSHF, Armand Duka. Duka ka treguar se kamerat e sigurisë kanë kapur një person me kapuç. Ndër të tjera, Duka ka treguar dhe një mesazh kërcënues që i ka mbërritur në telefon pak ditë më parë.

Duka

Po e kam marrë një kërcënim të tillë. Nuk e kam denoncuar.

Mesazhi:

Ti luan me dy standarde, ti k*rvë tallesh me lekët tona, për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë. Premtimi është bërë i pakthyeshëm.

Gjithashtu Duka tregoi se kishte gjetur dhe autorin, pasi numri ekzistonte në emër të Sabian Rrapushit.

Duka;

Kam bërë një hetim vetë dhe rezultonte se ky numër ishte përdorur edhe njëherë në një dyqan në këtu në Durrës. Ishte regjistruar në emër të një personi që kishte 1 mijë numra. Sabian Rrapushi ishte personi që e kishte këtë numër. Më luti avokati, por nuk e kam denoncuar se e di që policia nuk do të bënte gjë. Autori bredh diku me kalë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit