Duke fërkuar duart| Rama pret në mes të ftohtit Vuçiçin dhe Zaevin

Duke fërkuar duart| Rama pret në mes…

Sot pritet të mbahet samiti i radhës i “Open Balkan” në Tiranë. Sipas axhendës pritja në Pallatin e Brigadave të bëhej në orën 09:00 por dy delegacionet nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë mbërritur me vonesë. Mirëpo Rama ka pritur, ndonëse në mes të ftohtit dhe i ka mirëpritur siç duhet Vuçiçin dhe Zaevin.

MARREVESHJET QE DO FIRMOSEN

1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit