Durrës/ 26-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin që po kalonte rrugën

Durrës/ 26-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin…

Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit.

Viktima është një 80-vjeçar, me iniciale Q.L., i cili po kalonte rrugën kur u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 26-vjeçar me inicialet O.P.

Pavarësisht se i moshuari u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është arrestuar në flagrancë nga policia, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit