Durrës/ 6 raste të reja me Covid-19, dy nga të infektuarit personel mjekësor

Durrës/ 6 raste të reja me Covid-19,…

6 raste të reja pozitive me koronavirus janë identifikuar sot në Durrës. Mësohet se ditën e djeshme janë marrë 13 tamponë, nga të cilët 6 rezultuan me virusin vdekjeprurës.

Po ashtu raportohet se 2 nga të infektuarit janë personel mjekësor i spitalit të Durrësit, ndërsa 4 janë kontakte.

Kujtojmë se ditën e djeshme u identifikuan 50 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, ndërsa numri i personave të infektuar është rritur ditët e fundit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit