Durrës: Çmendet i riu, godet prindërit me sëpatë

Durrës: Çmendet i riu, godet prindërit me…

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur zonën e Manzës në Durrës, ku një person që vuan nga probleme të shëndetit mendor ka plagosur me sëpatë nënën dhe babain e tij brenda banesës.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë ngjarje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit