Durrës, dëmtoi pallatin që e shembi tërmeti i 26 nëntorit, policia kap pronarin e lokalit ‘Baron's’

Durrës, dëmtoi pallatin që e shembi tërmeti…

Ishte prej shumë muajsh në arrati, por sot policia ka arritur ta vërë në pranga.

Bëhet fjalë për Artur Terziun, 44 vjeç, pronarin e një lokali në Durrës të njohur si “Baron’s”.

Terziu për shkak të papërgjegjshmërisë së tij dhe makutërisë për të zgjeruar lokalin, bëri që të shembej një pallat i tërë më 26 nëntor 2019 në Durrës.

Më shumë se sa tërmeti i fuqishëm, ishin ndërhyrjet që Terziu kishte bërë në kolonat dhe themelet e pallatit 6-katësh, të cilat sollën dëmtimin e pariparueshëm të ndërtesës.

Policia e ka ndaluar pronarin e lokalit në Durrës, punimet në të cilin sollën edhe shembjen e pallatit 6-katësh, ku humbën jetën disa persona.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Kishte bërë ndërhyrje në biznesin e tij lokal dhe për pasojë u shemb pallati 6-katësh nga tërmeti i datës 26.11.2019.

Policia e Durrësit ndalon pronarin e lokalit ‘Barons’, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’.

Pasi dyshohet se, nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti i datës 26.11.2019 është shembur pallati 6-katësh.

Si pasojë humbën jetën 2 shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit