Durrës/ Gjendet e vdekur brenda makinës një grua, dyshohet se është endacake

Durrës/ Gjendet e vdekur brenda makinës një…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në qytetin bregdetar të Durrësit.Një grua rreth 40-vjeç është gjetur e pajetë brenda një makine të parkuar dhe jashtë funksionit në lagjen numër 4 të qytetit.

Njoftimi i policisë:  

Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit