Durrës, gjendet në det brenda Portit Detar, trupi i pajetë i një personi

Durrës, gjendet në det brenda Portit Detar,…

Deti ka nxjerr sot në breg trupin e pa jetë të një personi të mbytur në qytetin e Durrësit.

Kufoma e seksit mashkull, është gjendur në afërsi të kalatave të terminalit të portit Durrës, brenda basenit të ankorimit të trageteve.

Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë emigrant sirian ose afrikano-verior.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Durrës/ Informacion paraprak nga policia:

“Më datë 10.07.2020, rreth orës 07:45, në akuariumin  e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe për zbardhjen e ngjarjes”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit