Durrës, helmohen gjatë dasmës 5 persona, policia arreston pronarin e lokalit dhe kuzhinierin

Durrës, helmohen gjatë dasmës 5 persona, policia…

5 persona janë helmuar nga ushqimi gjatë një ceremonie martesore në qytetin e Durrësit.

Burime bëjnë me dije se 5 personat, kanë përfunduar në spital me shenja të rënda helmimi, ndërkohë që për ngjarjen policia ka vënë në pranga pronarin e lokalit dhe kuzhinierin.

Policia vijon hetimet për ngjarjen, ndërkohë që përmasat e helmimit mund të rriten me persona që janë trajtuar në banesë pas dasmës në lokal.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit P. K., 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe B. H., 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit