Durrës/ I zhdukur prej 10 ditësh, vajza vret babain dhe e varros në oborrin e banesës

Durrës/ I zhdukur prej 10 ditësh, vajza…

Një ngjarje horror dhe tragjike ka ndodhur në Durrës. Hygerta Meta, 19-vjeç është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka vrarë babain e saj.

Pas ngjarjes ajo e ka varrosur në oborrin e banesës së tyre.50-vjeçari Pëllumb Meta, ishte kallëzuar 10 ditë më parë si i humbur nga djali i tij.

Pas kallëzimit policia ka nisur hetimet, dhe kanë zbuluar se Meta ishte vrarë në banesë. E reja ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Policia po heton nëse ka persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit