Durrës/ Ishin deklaruar 314 votues, në kuti dalin 315 vota

Durrës/ Ishin deklaruar 314 votues, në kuti…

Është pezulluar numërimi në një nga KZAZ-të e Durrësit. Mësohet se shkak ka qenë teprica në kutinë e votimit, e cila binte ndesh me votuesit zyrtar. Sipas asaj që raporton BW, bëhet me dije se një kuti votimi kishte të regjistruar 314 votues, por kur janë numëruar kanë dalë 315 vota. Për këtë arsye është njoftuar dhe KZAZ dhe janë kryer veprimet përkatëse, duke hapur dhe kutinë e materialeve zgjedhore për të verifikuar ndonjë shënim të mundshëm, por nuk ka pasur. Grupet e punës kanë bërë ankimim tek kryetari i KQZ-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit