Durrës, konfirmohen tre raste të reja me koronavirus

Durrës, konfirmohen tre raste të reja me…

Edhe gjatë 24 orëve të fundit ka patur raste të zbuluara me COVID-19 në disa zona të vendit.

Ndërkohë në Durrës pritet konfirmimi nga Ministria e Shendetësisë për 3 raste të reja.

 Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë familjarë të rasteve të mëparshme.

Gjithashtu edhe në Krujë rezultojnë edhe dy raste të reja të prekur nga Covid-19. Bëhet fjalë për nënën e një punonjëse fasonerie e cila është infektuar nga e bija dhe për një mësues.

Ndërkohë sot vijojnë testimet në fasoneri për të parë nëse ka të infektuar mes kontakteve të punonjëses së infektuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit