Durrës | Marrëdhënia e xhaxhait me mbesën 27-vjeçare: Zgjati 2 vite e gjysmë

Durrës | Marrëdhënia e xhaxhait me mbesën…

Ngjarja e turpshme në Durrës, e marrëdhënies së xhaxhait me mbesën, ka sjellë në dritë detaje të reja. Ka qenë gazetari Leonidha Musaj, i cili përmes një emisioni televiziv, ka deklaruar se ata kishin 2 vite e gjysmë bashkë. Referuar dëshmisë së 27-vjeçares, pas kërkesës për ndërprerje të lidhjes, xhaxhai i saj Festim Haderi, 50 vjeç ka nisur dhunën n psikologjike ndaj saj, pra mbesës.

Gazetari:

Një marrëdhënie që ka nisur me pëlqimin e të dyja palëve. Por më pas vajza ka kërkuar që ta ndërpresë lidhjen me xhaxhanë, për të nisur jetën e saj. E aty ka nisur problemi, pasi xhaxhai nuk pranonte. E ngacmonte dhe i bënte presion psikologjik. Ai i thoshte se jemi mirë, duhet të rrimë bashkë. Kishte të paktën mbi 2 vite e gjysmë bashkë. Ka qenë një marrëdhënie e fshehtë, nuk ka qenë askush në dijeni të kësaj lidhjeje. Xhaxhi i ka ushtruar presion psikologjik pikërisht kur ajo i ka kërkuar që të ndaheshin, duke i thënë se do i tregonte familjarëve për lidhjen e tyre. Ai ka një familje, një personazh që njihet në Durrës, i respektuar edhe në lagjen e tij përpara se kjo ngjarje të bëhej publike. Edhe familja e vajzës me një status normal. Ai është i martuar dhe me fëmijë. Nuk kanë pasur konflikte familjet, marrëdhënie që kanë vëllai me vëllanë. Lidhja ka nisur kur kanë qëlluar njëherë së bashku diku në një ambient vetëm.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit