Durrës/ Ndërtim pa leje dhe ndotje e ambientit, procedohen shtatë persona

Durrës/ Ndërtim pa leje dhe ndotje e…

Policia në Durrës ka proceduar në gjendje të lirë shtatë persona për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Ndotja e ajrit”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se procedimi i T. T., I. K., M. K., I. K., Z. Ç., R. B., dhe Q. T., banues në Jubë, Sukth dhe Shijak është bërë në vijim të kontrolleve për parandalimin e ndotjes së ambientit, lumejve dhe për parandalimin e ndërtimeve pa leje.

Keta persona, në grykëderdhjen e lumit Erzen, kanë hedhur pjesë furgoni dhe qese plastike dhe kanë ndërtuar 2 kontenierë metalik dhe disa ndërtime njëkatëshe me mur betoni.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe të ndotjes së ambientit dhe lumenjve.

Procedohen në gjëndje të lirë 7 shtetas, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Ndotja e ajrit”.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e ndotjes së ambientit dhe lumejve dhe për parandalimin e ndërtimeve pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasit:

T. T., I. K., M. K., I. K., Z. Ç., R. B., dhe Q. T., banues në Jubë, Sukth dhe Shijak.

Këta shtetas, në Jubë, në grykëderdhjen e lumit Erzen, kanë hedhur pjesë furgoni dhe qese plastike dhe kanë ndërtuar 2 kontenierë metalik dhe disa ndërtime njëkatëshe me mur betoni.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit