Durrës/ Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur, prangoset 32-vjeçari

Durrës/ Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur, prangoset…

Policia e Durrësit ka arrestuar një 32 vjeçar, pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Sipas njoftimit, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Perlat, Durrës, ku shtetasi me iniciale A.K., ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit