
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në lagjen nr. 17 në Durrës, ku një 20-vjeçar është goditur me thikë. Bëhet me dije se i riu ka marrë plagë të rënda në trup dhe është nisur menjëherë drejt spitalit.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje, akoma nuk dihen rrethanat e vërteta të ngjarjes.