Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku një shtetas i huaj ka mbetur i plagosur pas një konflikti fizik.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 21:30, një shtetas slloven, i identifikuar me inicialet M. M., rreth 45 vjeç, është konfliktuar me disa persona, të cilët dyshohet se e kanë sulmuar dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.
Si pasojë e konfliktit, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike, të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës, dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se shtetasi slloven dyshohet se jetonte në kushte endacake në zonë.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.
Njoftimi i Policisë:
“Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në zonën e Shkallnurit, dyshohet se shtetasi M. M., rreth 45 vjeç, nga Sllovenia, (i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake), është konfliktuar fizikisht me disa persona, ende të paidentifikuar, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e konfliktit, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike, të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës, dhe ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”