Durrës/ Plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin, vetëdorëzohet në polici 50-vjeçari 

Durrës/ Plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin, vetëdorëzohet…

Një 50-vjeçar në Durrës u vetëdorëzua në polici. Shtetasi në fjalë me inicialet G. K. ditën e djeshme plagosi me armë një 40-vjeçar. Pas ngjarjes i është drejtuar komisariatit duke rrëfyer krimin. Sipas njoftimit të policisë autori u vetëdorëzua pas negociatave me familjarët dhe me avokatin e tij. Sa i përket të plagosurit ai është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Durrës/ Plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin, vihet në pranga autori.Pas kërkimeve të shumta, rrethimit të zonës, si dhe pas negociatave me familjarët dhe me avokatin e tij, 50-vjeçari u vetëdorëzua.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës bënë arrestimin e shtetasit G. K., 50 vjeç, i cili më datë 25.01.2024, në lagjen nr. 4, Durrës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri, shtetasin M. S., 40 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Pas plagosjes, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja, por prej pamundësisë per t’u larguar, rrethimit të zonës dhe negociatave me familjarët, ky shtetas u vetëdorëzua.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit