Durrës/ Prangoset 38-vjeçari, kërcënoi policin

Durrës/ Prangoset 38-vjeçari, kërcënoi policin

Policia në Durrës ka arrestuar një 38-vjeçar, teksa ka kërcënuar një punonjës policie në qytetin bregdetar. Shtetasi është identifikuar me inicalet A.S, banues në Durrës, ndërsa akuzohet për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 15.10.2021 ka kanosur me fjalë një punonjës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit