Durrës/ Sekuestrohen mallra ushqimore kontrabandë brenda kamionit që importonte…

Durrës/ Sekuestrohen mallra ushqimore kontrabandë brenda kamionit…

Një sasi mallrash ushqimore të padeklaruara janë sekuestruar nga dogana e Durrësit.

Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se mallrat ishin të futur në një kamion që importonte material porositësi (fason).

Mallrat ishin të padeklaruara, detyrimi i munguar doganor i të cilave ishte 700 mijë lekë.

Njoftimi i plotë: 

Durrës, sekuestrohen mallra ushqimore të padeklaruara, detyrimi i munguar doganor 700 mijë lekë

Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore në Degën Doganore të Durrësit.

Mallrat, të cila ishin të futura në një kamion, i cili importonte material porositësi (fason), ishin të padeklaruara.

Vlera e këtyre mallrave, të cilat nuk kishin paguar detyrimet doganore, kap shifrën e 700 mijë lekëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit