Durrës: Sherr në familje, burri godet me thikë bashkëshorten

Durrës: Sherr në familje, burri godet me…

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e sotme në zonën e Shkozetit në Durrës, ku një grua ka mbetur e plagosur pas një konflikti me bashkëshortin e saj.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë debatit mes çiftit, burri dyshohet se ka përdorur një thikë, duke e goditur bashkëshorten dhe duke i shkaktuar plagë në trup.

Pas njoftimit për ngjarjen, në vendin e incidentit kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, së bashku me ambulancën. E plagosura është transportuar drejt Spitalit të Durrësit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të konfliktit dhe shkaku që ka çuar në përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Deri tani, nuk ka një informacion zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të gruas, ndërsa mbetet për t’u konfirmuar edhe nëse bashkëshorti i dyshuar është shoqëruar apo arrestuar nga uniformat blu.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit