Durrës/ Shpërthen bombula e gazit në banesë, lëndohet një grua

Durrës/ Shpërthen bombula e gazit në banesë,…

Një bombul gazi mësohet se ka shpërthyer në ambientet e një banese në qytetin e Durrësit. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e plagosur një grua me inicialet A.M., e moshës 70-vjeçare, e cila është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në sipatl.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, të paradites së sotme, në banesën e shtetasit me inicialet U.M.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Manëz/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2021, rreth orës 12:00, në Kullë, Durrës, në banesën e shtetasit U. M., ka plasur një bombël gazi, e për pasojë është lënduar shtetësja S. M., 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit