Durrës/ Tregtonin pa liçencë telefona celularë, procedohen penalisht 4 persona

Durrës/ Tregtonin pa liçencë telefona celularë, procedohen…

Katër persona janë proceduar penalisht nga policia e Durrësit, pasi në lagjen nr.11 të qytetit tek sheshi “Pranvera”, tregtonin pa liçencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm.

Ata janë:

A.B., 44 vjeç, E.S., 44 vjeç, D.S., 31 vjeç dhe B.B., 45 vjeç, banues në Durrës.

Të sipërpërmendurit do të procedohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit