Durrës, turistja nga Bosnjë-Hercegovina mbytet duke u larë në det

Durrës, turistja nga Bosnjë-Hercegovina mbytet duke u…

Në qytetin bregdetar të Durrësit është regjistruar një ngjarje e rëndë. Bëhet e ditur se një e moshuar nga  Bosnjë Hercegovina, që kishte ardhur si turiste, humbi jetën aksidentalisht teksa po lahej në det. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13, Durrës.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes, nëse turistja shtetasja S. T., 66 vjeçe,  ka pësuar ndonjë atak kardiak në ujë apo rrethana të tjera shëndetësore që çuan më pas në mbytje, e që pritet t’i zbardhë ekspertiza mjeko-ligjore. Pavarësisht ndërhyrjeve, turistja nuk ka shpëtuar.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit