Durrës: Zhduket një vogëlush 6-vjeçar nga Ukraina në zonën e Plazhit

Durrës: Zhduket një vogëlush 6-vjeçar nga Ukraina…

Një ngjarje shqetësuese është raportuar pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës, ku një fëmijë 6-vjeçar me shtetësi ukrainase është shpallur i humbur.

Sipas informacionit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, vogëlushi ndodhej me familjen e tij në stacionin e parë të Plazhit, kur humbi kontaktet me prindërit. Menjëherë është njoftuar policia, ndërsa janë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Fëmija është i veshur me rroba banje me personazhin Spider-Man. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ai ende nuk është gjetur.

JOQ Albania publikon edhe foton e të miturit me shpresën se sa më shumë qytetarë ta shohin dhe të ndihmojnë në lokalizimin e tij.

Nëse e keni parë fëmijën ose keni informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, ju lutemi njoftoni menjëherë Policinë e Shtetit ose kontaktoni redaksinë e JOQ Albania. Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit