
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një e moshuar ka humbur jetën tragjikisht.
Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se 65-vjeçarja me iniciale H.G., ndërroi jetë pas zjarrit të rënë në banesën e saj, që dyshohet se është shkaktuar për shkak të rrjedhjes së gazit.
Informacioni paraprak i policisë:
“Durrës/Informacion paraprak Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, nga një furnelë për ngrohje, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. G., 65 vjeçe dhe për pasojë, 65-vjeçarja ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”