“Durrësi qarku më i vështirë”, Paloka: Rama ishte i pashpresë ndaj u tërhoq nga kandidimi

“Durrësi qarku më i vështirë”, Paloka: Rama…

Edi Paloka është emri i përfaqësuesit politik që Partia Demokratike ka zgjedhë për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit të 2021.

Paloka i ftuar në studion e ABC këtë të premte është shprehur se Durrësi është një ndër qarqet me vështirësi më të madhe për shkak se pushteti ka qenë në dorën e krimit dhe të korrupsionit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se emri i tij është caktuar pas disa diskutimeve ku një mundësi tjetër për të kandiduar ka qenë dhe Shkodra.

“Durrësi është një ndër zonat me probleme më të shumta si zonë elektorale dhe këtë e pamë dhe me dosjen 339 ku Rama përdori të gjithë format për të deformuar votën. Durrësi është qarku që jo vetëm durrsakët por të gjithë shqiptarët presin që të shikojnë ndryshimet pasi ka kohë që në atë qark ndihet fryma dhe presioni për ndryshimit ndihet më shumë. Dhuna e rilindjes përmes korrupsionit ka qenë më e ndjeshme dhe të gjithë institucionet kanë qenë nën drejtimin e krimit.

Durrësi pret shpëtim, nëse në të gjithë Shqipërinë ka një revoltë dhe urrejte për këtë qeveri dhe për kryeministrin Rama. Vendimet merren bashkarisht, kemi diskutuar dhe u mendua që të jem në Shkodër ose ne Durrës, Shkodra do të ishte me e lehtë për këdo pasi është një qark me shumicë demokrate por siç theksova, Shkodra, Elbasani dhe Durrësi kanë qenë nën tutelën e drejtimit të krimit.

Në dosjen 339 tregohen dhe implikimet e Dakos dhe në lidhje direkte me Ramën e ka ushtruar pushtetin jo në interes të qytetarëve por të tij.

Durrësi është kthyer në një qytet betoni, pasi vetë Dako ka një firmë betoni dhe të gjithë që kanë bërë ndërtime kanë pasur lidhje me firmën e betonit të Dakos. Të gjithë këto lidhje dalin në dosjen 339 dhe kto janë arsyet që ai nuk është më në radarin e Ramës, por edhe ky që e zëvendëson nuk është se nuk e zëvendëson. Ardjan Çela nuk është kundërshtar i imi dhe s’ka si të jetë por pas vjedhjes së këtyre viteve i është kërkuar që këto para tashmë ti kthejë në vota.

Çela dikur ka qenë në PD por dhe atëherë këtë rol kishte lëpirjen për ti shfrytëzuar për interesat e tij. Por Rama sërish do e përdorë atë si shumë të tjerë.

Durrësi pas Tiranës është më i rëndësishëm pas Tiranës në të gjithë aspektet jo vetëm atë elektoral,ndaj dhe janë ndërthurur bandat për korrupsionin. Është një qark i vënë nën pushtetin e krimit dhe korrupsionit dhe qytetarët janë vënë në vështirësi mezi presin që të çlirohen”, ka thënë Paloka.

Ndër të tjera ai ka komentuar dhe disa nga lajmet që dolën para pak kohësh se Rama mund të ishte drejtues për PS-në në këtë qark, por sipas tij ai u tërhoq pasi e pa se ishte i pashpresë.

“Rama u tërhoq nga Durrësi pasi kontaktoi me disa koka bandash nuk i dhënë shpresë ndaj dhe u tërhoq, këto janë fakte. Arsyeja pse ka ikur e ka parë me sytë e tij atë që i thonë sondazhet dhe pritet që në Durrës Rilindja të pësojë humbjen më të madhe për këtë ne i kemi dhënë rëndësi, dhe nëse do të ishte një barrë që do e mbaja vetëm unë do të ishte e pamundur, por është e gjithë PD-ja dhe opozita. Janë qytetarët e një qarku që presin ndryshim.

Takimet masive kanë vlerën e tyre për të forcën politike, por e rëndësishme që që kandidatët të dinë vendin ku do jenë dhe kjo i ndihmon për të krijuar sa më shumë kontakte. Ne do të futemi me zgjedhje me çdo lloj metode, pasi ne asnjëherë nuk kemi besuar te garantimi 100 % i zgjedhjeve por me ndryshimet e fundit është një mundësi e mirë për të eleminuar një pjesë të madhe të problemeve.

Do të ishim naiv nëse besojmë se Rama do zgjedhje të lira nëse do të donte një gjë të tillë ai s’do të ishte bërë asnjëherë dhe kryetar i PS-së, por me manipulim e mori dhe atë status.

Ajo që është e rëndësishme është se tashmë fronti opozitar është një dhe kjo nuk ka më diskutime pavarsisht formulave që po flasim, janë strategji që po përgatisim për mënyrën se si ne do të dalim, është vetëm një mënyrë që hilet e Ramës të eleminohen ose minimizohen të paktën dhe vullneti i qytetarëve të kthente në mandatet e opozitës.

PD-ja është partia më e madhe dhe ka fituar në të gjithë qarqet e Shqipërisë, pastaj ka qarqe që influenca e LSI-së është e madhe siç është në qarkun e Beratit, influenca e Agron Dukës në Durrës. Asgjë nuk ndryshon me kalimin e Naços në PS-së dhe pazarin e Ramës që ka nisur me ministrat”, ka thënë ai.

burimi: tpz
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit