Dëshmia/ Xhaxhai i Blerta Josifit: Njerëz me kostume të zinj në banesë, i mësonin të lyenin trupin me parafinë...

Dëshmia/ Xhaxhai i Blerta Josifit: Njerëz me…

Të tjera dëshmi tronditëse po pasurojnë mozaikun e tragjedisë të ndodhur në Kombinat të Tiranës më 2 korrik, në familjen Josifi.

Dhimitraq Paskali, xhaxhai i Blerta Josifit, e vetmja e mbijetuar e familjes Josifi në Kombinat të Tiranës, nxori në dritë detaje tronditëse nga rrëfimet që kishte bërë mbesa e tij.

Në një interviste telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, ai bëri dëshminë tronditëse.

Dhimitraqi tha se, kishte tentuar që të pyeste mbesën e tij, për personat me kostume të zinj, që hynin në banesën e tyre.

Por Blerta, sipas tij, kishte refuzuar që të fliste.

Po ashtu ai tha se, ka dyshime të forta se Blerta ishte porositur nga nëna e saj edhe për ceremoninë mortore.

Ajo i kishte lënë amanet, që t’i vendosnin Zhanetës dhe Anisës trëndafila të bardhë dhe të kuq te varri.

“Për atë shqetësohem. Nuk flet për ata ajo. Nuk i zë në gojë ata. Deri sa është lyer trupi i vajzës me parafinë, dikush e ka dhënë këtë mësim.

Ajo më porosit që varrimi të bëhet i rregullt dhe më tha; do t’i vësh trëndafila të kuq e të bardhë.

Këtë detyrë do e ketë marrë nga nëna e saj. Këto porosi si ka nga vetja”,- tha xhaxhai i Blertës./Burimi: BW/Gazetaatdhu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit