Dy afganë marrin peng 11 refugjatë në kufirin shqiptaro-malazez: Jepni 50 mijë euro t’ju lirojmë

Dy afganë marrin peng 11 refugjatë në…

Policia shqiptare në bashkëpunim me atë malazeze ka liruar 11 refugjatë arabë, që ishin marrë peng dhe dhunuar nga disa afganë, po ashtu refugjatë ilegalë, në një territor malor në Mal të Zi.

Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit shihen refugjatët e lidhur njëri pas tjetrit dhe dhunohen nga afganët me shkopinj. Gjithashtu, afganët kërcënuan me armë 11 refugjatët arabë dhe kërkonin 50 mijë euro për t’i liruar.

Dy nga autorët afganë janë arrestuar në Malin e Zi dhe sipas autoriteteve policore dyshohet se nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë pasi dy të arrestuarit së bashku me dy shtetas të tjerë janë të implikuar dhe në raste të tjera pengmarrjeje në të njëjtën zonë.

Policia Shqiptare ka siguruar informacione për vendndodhjen e këtyre shtetasve dhe për elemente të tjera që çuan në identifikimin e autorëve. Informacionet u shkëmbyen nëpërmjet Europolit, me partnerët malazezë, të cilët angazhuan shërbimet e tyre policore dhe ushtarake, krehën zonën dhe mundësuan lokalizimin dhe kapjen në Mal të Zi, e 2 prej autorëve të rastit, emigrantë ilegalë nga Afganistani.

Nga hetimet dyshohet se këta dhe dy shtetas të tjerë janë të implikuar dhe në raste të tjera pengmarrjeje në të njëjtën zonë. Gjithashtu, u gjetën 11 emigrantët e marrë peng, të cilët ishin dhunuar nga shtetasit afganë”, thuhej në njoftimin e policisë.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit