Dy aksidente në pak orë/ Makina përfundon në kanal, plagoset rëndë shoferi në Vlorë

Dy aksidente në pak orë/ Makina përfundon…

Dy aksidente kanë ndodhur në pak orë në vend. Një aksident është regjistruar në Vlorë. Makina ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal në rrugën që të çon në pyllin e Sodës.

Sipas burimeve është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Audi” dhe është dërguar mënjëherë në spital, sepse ka marrë plagë të shumta.

Ndërsa një aksident tjetër ka ndodhur në aksin Elbasan – Librazhd, ku raportohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit” dhe shkak është bërë lagështira në rrugë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit