Dy aksidente në Tiranë brenda pak minutash/ Kamioni përplas një person me biçikletë, makina një fëmijë 8-vjeçar

Dy aksidente në Tiranë brenda pak minutash/…

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Tiranë mesditën e sotme.

Një kamion ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë, ndërsa një makinë ka aksidentuar një fëmijë 8-vjeçar te rrethrrotullimi i “Komunës së Parisit”.

Të dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Informacione paraprake

Rreth orës 13:55, në rrugën “Jordan Misja” mjeti kamion me drejtues E. K., rreth 37 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin G. R., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 14:15 , tek rrethrrotullimi i “Komunës Parisit”, mjeti me drejtuese shtetasen S. P., 36 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë me iniciale E. Dh., rreth 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit