Dy alpinistë humbin jetën nga orteku në Itali

Dy alpinistë humbin jetën nga orteku në…

Dy alpinistë humbën jetën nga një ortek të shtunën, në Alpet italiane, pranë kufirit me Zvicrën, njoftoi sot shërbimi i shpëtimit.

Orteku ka ndodhur rreth mesditës, në një lartësi prej 2200 metrash në luginën Formaca, në rajonin Piemonte të Italisë veriore.

Një nga viktimat u hodh nga orteku në liqenin në fund të shpatit, ndërsa trupi tjetër u gjet në dëborë.

Pavarësisht erërave të forta, helikopteri arriti të zbarkonte një ekip shpëtimi të ndihmuar nga një njësi qensh.

Një helikopter zjarrfikës me zhytës u dërgua për të nxjerrë trupin nga liqeni, thanë ekipet e shpëtimit.

Identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit