Dy “Benza” përplasen me njëra-tjetrën, një person humb gjymtyrët

Dy “Benza” përplasen me njëra-tjetrën, një person…

Gjatë mbrëmjes së djeshme u regjistrua një aksident. Ngjarja ndodhi në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Pas përplasjes së makinës tip “Benz” me një tjetër mjet tip “Benz” të ndaluar në rrugë, mbeti i plagosur , shtetasi me inicialet iniciale A.K. Ky i fundit mësohet se është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa ka humbur gjymtyrët.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M. është përplasur me një tjetër mjet tip “Benz” të ndaluar në rrugë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. K., i cili ndodhej në afërsi të mjetit të ndaluar.

Shtetasi A. K. ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit