Dy binjaket zviceriane 'ndezin' rrejtin me kujtimet nga bregdeti shqiptar: Kishim frikë por...

Dy binjaket zviceriane ‘ndezin’ rrejtin me kujtimet…

Dy binjaket zvicerane të cilat zgjodhën si destinacion Shqipërinë pushimet e kaluara, kanë ndarë disa foto kujtim nga Shqiperia, teksa bënin akrobacion në bregdetin e Ksamilit.

Zvicerianet Katia dhe Sofie Hartmann jane binjake të cilat ne Gjenevë njihen si studente te shkelqyeshme te Universitet (UNI MAIL)  ne Bachelor ne dretjimin Communication event management.

Pas kthimit dhe para pushimeve ne Sarandë binjakët zvicerane (Sofia dhe Katia) kanë folur për gazetën zvcerane ne shqip Le Canton27.ch për bregdetin shqiptar, çfarë përjetuan dhe si e paramenduan udhëtimin e tyre.

“Para se t’ju tregoj gjithçka në detaje, duhet të them se vërtet kthehem me një imazh të bukur të këtij vendi! Padyshim që ekziston mungesa e infrastrukturës (rrugët, menaxhimi i mbeturinave …) por bukuriter natyrore plazha, uji i detit me ngjyra mahnitese qe ja kishte fale Zoti bashke me ngrohtësine dhe mikëpritjen e vendasve ndaj turistëve vertete ia vlene për ta bërë këtë udhëtim rrugor drejt Shqipërisë…” shprehen binjaket zvicerane, duke treguar se dhe këtë vit kanë në mend të kalojnë përsëri pushimet në Shqipëri.

“T’ju themi të vërtetën fillimisht kur arritëm, ne në Shqipëri, në Sarandë nuk kishim aq frikë por kishim nje çik panik, ndoshta normale per njeriun kur shkon per here te pare ne nje vend te panjohur. Ne fakt per ne nuk ishte edhe aq e  panjohur Shqiperia, qe kishim informacione te bollshme nga mediat por edhe nga shume thashetheme. Por, ne vendosem t’ju besojme miqve , kolegeve tane shqiptare nga Kosova e Shqipereia qe kemi ne Gjenevë, prandaj edhe vendosem te kalojme pushimet verore ne Shqiperi, cka ashtu edhe na doli. U bindem si për plazhet ashtu edhe per sjelljet e mira te njerezve. Po ashtu edhe ushqimi ishte shume i mire, i shijshem dhe i lire. Kemi shijuar gati gjitha specialitetet shqiptare flija, sarme, pite. Kemi kaluar dhjete dite shume mire ne Ksamil te Sarandes. Kemi vizituar Syrin e kalter, pastaj Krujen e Skenderbeut, Vloren e Ismajl Qemajlit , Gjirokastren e Kadarese dhe vende te tjera te mrekulleshme..”,  thotë Katia Hartmann binjakja “më e madhe ” .

Ndërsa binjakja tjetër u shpreh “Për të mos fshehur asgjë, kur arritem me veture, kisha frikë se e kisha idealizuar këtë udhëtim rrugor në Shqipëri dhe thjesht mund të zhgënjehesha. Kisha dëgjuar shumë thashetheme për Shqipërinë por kur shkuam atje, e kuptuam se ajo ishte propagande nga njerez qe nuk e njohin apo kurrë skane qenë në këtë vend të shqiponjave”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit