Dy ditë drita Kosovës| Gazetari: Qeveri banditësh!

Dy ditë drita Kosovës| Gazetari: Qeveri banditësh!

Kosova është në krizë energjetike, ashtu sikur dhe vendi ynë, teksa përmes një postimi në twitter, Rama deklaroi se do ta ndihmojë   shtetin e Kosovës me dy ditë drita. Pas Ramës u prononcua edhe Balluku e cila tha se këto dy ditë drita do të jenë borxh dhe se Kosova do na e kthejë energjinë elektrike. Kaq është dashur dhe gazetari Enkel Demi ka shpërthyer, ndërsa e ka quajtur qeverinë aktuale një qeveri legenash.

Postimi i plotë: 

Ra tërmet, ata erdhën të parët dhe nuk u ndjenë.

Ra zjarr, prapë erdhën, prapë nuk e bënë me fjalë.

Janë pa drita, do u japim vetëm për dy ditë, bërtasim në televizor dhe si të pacipë themi që ua kemi dhënë borxh e do na e kthejnë në verë.

Qeveri legenash, qeveri banditësh, qeveri kusarësh, qeveri perversësh, prandaj të vjen turp prej tyre, se nuk i hoqëm dot qafe dhe duhet me ua duru dënglat. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit