Dy ditë energji Kosovës, Baca Behgjet falenderon mikun Rama

Dy ditë energji Kosovës, Baca Behgjet falenderon…

Kryetari i AKR-së dhe deputeti, Behgjet Pacolli ka falenderuar publikisht kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit, I dhuroi energji elektrike Kosovës. Sakaq, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Pacolli falenderon kryeministrin për ndihmën që ai i ofroi Kosovës për të tejkaluar krizën e energjisë.

Pacolli tha se hapi i radhës duhet të jetë një strategji e përbashkët energjitik,për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjitike të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Po e riproduktoj tekstin nga Tëitteri per gjestin e Kryeministrit Edi Rama! Faleminderit Kryeminister!!!

Kryeministër @ediramaal për ndihmën e ofruar për tejkalimin e krizës energjetike të ??. Një strategji e përbashkët energjetike mes ?? dhe ?? duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjetike të??dhe??.Kjo është rruga përpara!”, shkruan ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit