Dy ditë para zgjedhjeve/ Durrësi zgjohet me instalacion të ri, qytetarët: Ajo e mbështjella quhet vepër arti?

Dy ditë para zgjedhjeve/ Durrësi zgjohet me…

Në prag zgjedhjesh në Shqipëri mund të shohim e dëgjojmë gjëra nga më të çuditshmet. I tillë është instilacioni më i ri në Durrës i vendosur nga Bashkia mëngjesin e sotëm. Fotot e instalacionit i ka publikuar në Facebook, fotografi Gëzim Domi, i cili tregon se ky instalacion është vendosur në shëtitoren Taulantia. “Mirëmëngjesi me këtë vepër arti te sapo vendosur në shëtitoren Taulantia Durrës,” shkruan Domi.

Sigurisht, Emiriana Sako e ka vendosur aty si një vepër artë. Por për qytetarët kjo është një tallje. Ata komentojnë në postimin e Domit se kjo është vetëm një mbështjellës dhe jo një vepër arti. 

“Ajo e mbështjella quhet vepër arti?”, “E pashë në vend, por nuk arrita ta kuptoj, mbase më mungon kultura”. “Pse nuk vutë një gjë te bukur fëlliqësira veni,” janë disa nga komentet në Facebook.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit