
Ditën e djeshme (e dielë 19 maj 2024), janë lidhur me martesë për herë të parë në vendin tonë dy gra!
Eda dhe Alba janë kurorëzuar në një ceremoni martesore të mbajtur në tarracën e Bashkisë Tiranë, nga punonjëse të këtij institucioni. Një prift madje ka bekuar martesën e tyre! Siç shikohet dhe në foto, çifti i të njëjtës gjini mbajnë në krah njërën prej fëmijëve të tyre që e kanë sjellë në jetë nga dashuria 14-vjeçare. Në fakt dy vajzat janë prindër të dy fëmijëve, por siç mund të logjikohet fëmijët e tyre nuk kanë ardhur në jetë në mënyrë natyrale, por me metoda shkencore.
Kjo ngjarje u paralajmërua ditë më parë në media, dhe për këtë rast “TVA NEWS” zhvilloi dhe disa intervista me qytetarët për të marrë qëndrimet e tyre.
Një qytetar ishte dakord me martesën duke thënë: “Le të martohen kanë jetën e tyre. Unë jam pro, dhe vetë do martohesha me një burrë. Njerëzit duhet të mësohen me këtë. Nuk është kundër traditës së shqiptarëve, ka qenë në kohën e Enver Hoxhës”.
Ndërsa një djalë i ri ishte kundër teksa thotë se: “Patjetër që jemi kundër! Ne jemi një popull që nuk i pranojmë këto gjëra. Edhe këtë të na bëjnë ata, dhe shpresoj të ngrihemi të gjithë ta bëjmë protestën”.
Cili është opinioni juaj për këtë rast?
Shikoni intervistat këtu: https://fb.watch/saOB7rU2rm/