Dy gra nga Tirana humbin jetën te Infektivi

Dy gra nga Tirana humbin jetën te…

Dy paciente kanë humbur betejën me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin ‘Infektiv’. Konkretisht bëhet fjalë për një 67-vjeçare dhe një 73-vjeçare, të dyja nga Tirana. 

Mësohet se ato kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor nuk mundën të mbijetonin.

Numri total i viktimave deri më tani ka shkuar në 74 që prej fillimit të epidemisë. 67 raste të reja u konfirmuan pozitivë me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. /Gazetaatdheu.com/

LEXO EDHE:

Shifra ende të frikshme, 67 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit