Dy hidhërime në një ditë/ Shukrie Thaçi humb vëllain dhe bashkëshortin

Dy hidhërime në një ditë/ Shukrie Thaçi…

Shukrie Thaçi, është një personazh shumë i njohur për publikun shqiptar, ajo është bashkëshortja e aktorit të ndjerë të humorit, Cimës.

Shukria ka përjetuar dy humbje të mëdha, ende pa u bërë 24 orë, ku ka humbur vëlain dhe bashkëshortin.

Humoristi Rasim Thaçi-Cima, ka ndërruar jetë sot në moshën 71-vjeçare si pasojë e COVID-19. Lajmin e kanë bërë të ditur edhe familjarë të humorit.

Familjarët e Cimës të cilët menaxhojnë faqen e aktorit në “Facebook” kanë njoftuar se varrimi i Cimës do të bëhet nesër në Vukovc të Drenasit në orën 13:00.

“Të dashur familjare, miq, shok e dashamirës, Ju njoftojmë se sot, me 26 Mars, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Rasim Thaqi! Varrimi bëhet nesër në fshatin e lindjen, në Vukovc, prej orës 13:00. Familja e Rasim Thaqit “, thuhet në postimin e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit