Dy këshillat 1.5 milionë $ që Albert Ajnshtajni dha për një jetë të lumtur

Dy këshillat 1.5 milionë $ që Albert…

Albert Ajnshtajni, gjeniu që ndryshoi mënyrën se si ne e kuptojmë realitetin dhe i hapi rrugën evolucionit të fizikës në inteligjencë artificiale, kompjuterë kuantikë apo edhe mjete që përdorim çdo ditë në jetën tonë sot, siç është GPS, ka vdekur në 18 prill 1955.

Kur ai nuk ishte i zënë me deshifrimin e mistereve të universit, fizikani shpërndau mençurinë e tij për çështje më të zakonshme.  

Dy shënime me këshilla për të jetuar një jetë të lumtur që ai i dha në vend të një bakshishi një posteri në Tokio në vitin 1922, u shitën në ankand në 2017 për 1.5 milionë dollarë. 

Një jetë e qetë sjell më shumë lumturi sesa kërkimi i suksesit dhe shqetësimi i vazhdueshëm që sjell”, lexohet në një shënim. 

Kur ka një vullnet, ka një mënyrë”, lexohej në të dytin. 

Ajnshtajnit sapo i kishin thënë se do të fitonte çmimin Nobel në Fizikë, kështu që ai thuhet se i tha postierit që dërgoi një shënim në dhomën e tij të hotelit në Tokio se nëse ai ishte me fat, këto shënime do të vlejnë shumë më tepër se një bakshish i zakonshëm. 

Fjalët e Ajnshtajnit u shkruan dekada përpara se të fillonin të qarkullonin libra për vetëndihmë dhe këshilla, duke i nxitur të gjithë të vazhdonin të bënin punë të mira, edhe kur është e vështirë, në vend që të ndiqnin famën, paratë dhe të gjitha këto nënprodukte të punës që në fund ofrojnë më pak kënaqësinë. 

Por pse Ajnshtajni kishte këto mendime? Disa besojnë se ai mund të mos ketë qenë shumë i kënaqur me rrugën që kishte marrë gjatë kësaj periudhe, kur ai po bënte turne nëpër botë si një personazh i famshëm i fizikës. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit