Dy kompani farmaceutike nisin testimin e vaksinës në njerëz

Dy kompani farmaceutike nisin testimin e vaksinës…

Dy kompani farmaceutike, Pfizer Inc nga SHBA-të dhe BioNTech SE nga Gjermania, kanë nisur testimin e vaksinave të tyre eksperimentale kundër Covid-19 tek njerëzit.

Testimi po bëhet në një grup me 360 persona të shëndetshëm, të moshave mosha 18-55 dhe 65-85 vjeç.

“Afati kohor i shkurtër, më pak se katër muaj, në të cilën ne kemi arritur të kalojmë nga studimet para-klinike në testimin njerëzor është i jashtëzakonshëm dhe tregon më tej angazhimin tonë për t’i kushtuar burimet tona më të mira në betejën kundër COVID-19, “tha Albert Bourla, Drejtuese e Përgjithshme e Pfizer.

Vaksina e këtyrë dy kompanive po përdor teknologjinë ARN, një mënyrë që mund të lejojë kompanitë ta prodhojnë vaksinën në masë për një kohë më të shkurtër.

Në rast se testimi në njerëz rezulton i suksesshëm, vaksina mund të jetë gati për tu shpërndarë tek njerëzit, në SHBA fillimisht, deri në fund të vitit 2020.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit