Dy makina u përplasën ballë për ballë, humb jetën 55-vjeçari shqiptar në Itali

Dy makina u përplasën ballë për ballë,…

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 55-vjeçari shqiptar në Itali. Sipas mediave italiane një përplasje frontale mes dy makinave rreth orës 14:30 në via Iseo, në Erbusco, Breshia ka shkaktuar ngjarjen e rëndë.

Shqiptari ka qenë pasagjeri i njërës prej dy makinave të përfshira në aksident. Në vendngjarje kanë ndërhyrë tre autoambulanca por për të shpëtuar jetën e shqiptarit ishte tepër vonë. Nga ana tjetër, personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë pësuar lëndime të rënda, por kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit